Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Hera e parë prej vitit 1992/ Ushtria e SHBA do dalë në rrugë

Hera e parë prej vitit 1992/ Ushtria e SHBA do dalë në rrugë

10:25, 30/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur ushtrinë në gatishmëri. Ajo mund të dalë në rrugët e SHBA për herë të parë që prej vitit  1992, kur shpërthyen trazirat e famshme në Los Angeles.

Vendimi i tij vjen pasi revoltat në rrugë vazhduan në ditën e katërt. Epiqendra e tyre është Minneapolis, për tashmë protestat kanë përfshirë edhe qytetet e mëdha.

Një protestues 19-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në Detroit. Policia tha se e vrau atë pas krismave mbi turmë.

Trazirat nisën pas arrestimit të një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në qafë për disa minuta. “Nuk mund të marr frymë,” tha Floyd, para se të ndërronte jetë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    coli30/05/2020 14:01

    Bëhet shkak vdekja e një afro-amerikani që dyshohet se është shkaktuar nga dhuna në polici, dhe po ndizn flakë disa shtete të USA. Përmendet si fakt se viktima para vdekjes paskej thënë se po më meret fryma. Ngado që ta marësh, ti vesh këmbën në fyt një civili të pa armatosur, është një veprim kriminal, e kjo natyrshëm ngjall zemërimin e njerëzve, veçanërisht në një vend si SHBA ku afrikanët janë diskriminuar dikur si skllevër.. Por duke dëgjuar këtë lajm, më del parasysh i freskët një episod i "aksionit" policor të gjeneral Leshit në sulmin ndaj Teatrit,, ku ësht parë e filmuar nga të gjithë një skenë e ngjashme, që mund të kishte po ate përfundim. Dy policë kishin shtrirë me dhunë me fytyrën e ngjeshur në asfalt një student simpatik të Institutit të lartë të arteve, njeri i kishte vënë gjurin në kurriz e tjetri i kishte vënë këmbën në zverk, e nuk e morëm vesh se çfarë krimi kishte bërë studenti. Nga e flamosura pandemi e koronavirusit, djali i dhunuar nga policët, mund të ishte edhe me infeksion e me mushkëritë të dëmtuara, e mund të kishte përsuar siç e pësoi afroamerikani që ju "muar fryma" Po a mos duhej të prisnin shqiptarët që studenti i ri, të pë. sonte fatin e afroamerikanit, pa të ngriheshin e të protestonin kundër qeverisë në mënyrë masive, siç po ndodh në SHBA ? Mendoni për një moment sikur drejtori i përgjithshëm i policisë amerikane, për të mbrojtur veprimin e nvartësve të tij, të bënte deklaratën skandaloze të Ardian Veliut, se mirë ja bënë një djaloshi 15 vjeçar se të tillë "edukatë ka marë nga familja" Në gjithë SHBA do të dilnin në protesta me dhjetra milionë amerikanë, të bardhë e të zij, të verdhë e të kuq.

    Shto koment

    Denonco