Përleshje në SHBA, protestuesit kërkojnë drejtësi: Nuk mund të marr frymë!

Përleshje në SHBA, protestuesit kërkojnë drejtësi: Nuk mund të marr frymë!

07:18, 30/05/2020
A+ Aa A-

Protestuesit janë përleshur me policinë nëpër qytete në të gjithë SHBA për vrasjen e një njeriu të paarmatosur afrikano-amerikan në duart e oficerëve në Minneapolis.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, e cila u mbyll të premten, duke kërkuar drejtësi mbi vdekjen e George Floyd.

Demonstrata janë duke u zhvilluar në Minesota, New York dhe California.

Një ish-oficer i policisë në Minneapolis është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen dhe vdekjen e z. Floyd në paraburgim.

Derek Chauvin, i cili është i bardhë, u shfaq në pamjet duke I vënë gjurin në qafë 46-vjeçarit z. Floyd të hënën. Ai dhe tre oficerë të tjerë janë hequr nga puna.

Ish-polici Chauvin, 44 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në Minneapolis për herë të parë të hënën.

Presidenti Donald Trump e ka përshkruar incidentin si "një gjë të tmerrshme, të tmerrshme" dhe tha se ai kishte folur me familjen e viktimës, z. Floyd

Të premten në mbrëmje, turmat u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, duke bërtitur me  fotografi të z. Floyd dhe duke brohoritur "Nuk mund të marr frymë" - fjalët e tij të fundit dhe ato të Eric Garner, një njeri me ngjyrë që vdiq njesoj në Neë York në 2014.

Pati përleshje të dhunshme midis protestuesve me policinë në disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, Los Angeles, Chicago, Denver, Houston, Louisville, Phoenix, Columbus dhe Memphis.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco