SHBA eleminon statusin e veçantë për Hong Kongun/ Presidenti udhëzon administratën

SHBA eleminon statusin e veçantë për Hong Kongun/ Presidenti udhëzon administratën

23:02, 29/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Trump tha të premten se po udhëzonte administratën e tij për të filluar procesin e eliminimit të trajtimit të veçantë për Hong Kongun, si përgjigje ndaj planeve të Kinës për të imponuar legjislacion të ri të sigurisë në atë territor.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Kina kishte shkelur fjalën e saj mbi autonominë e Hong Kongut, raporton VOA.

Masa e presidentit Trump vjen pasi Kina eci përpara me planet për të imponuar legjislacionin e ri të sigurisë kombëtare dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se territori nuk gëzon më trajtim të veçantë sipas ligjit amerikan që i ka mundësuar asaj të mbetet një qendër financiare globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco