VIDEO/ 'Sulmoi si i çmendur njerëzit', ushtaraku neutralizon agresorin me një veprim

VIDEO/ 'Sulmoi si i çmendur njerëzit', ushtaraku neutralizon agresorin me një veprim

20:42, 29/05/2020

Është konsideruar ‘hero’ një ushtarak amerikan, pasi parandaloi të shtënat masive në një urë në Kansas, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish.

Kjo ngjarje ndodhi të mërkurën që lamë pas, ndërsa ushtaraku tha dje se ishte i stërvitur në mënyrën e duhur për situata të tilla.

Të enjten, ushtari trim është identifikuar si Master Sgt David Royer, nga Fort Leavenworth, me karrierë 15-vjeçare në ushtrinë amerikane.

Një person u plagos gjatë incidentit që ndodhi të mërkurën në mëngjes në Urën Centennial që lidh Kansas dhe Misuri, sipas shefit të policisë lokale.

Gjithçka normale, deri kur një person i paidentifikuar ndalon përpara tij, dhe nxjerr nga makina një pistoletë dhe një pushkë gjysmëautomatike me të cilën fillon dhe godet personat e shumtë që ndodhen në urë.

Fillimisht godet një motoçiklist, edhe ai ushtarak, ndërkohë që të tjerë shpëtojnë mrekullisht nga plumbat e shumtë. Skena dramatike nuk zgjat shumë, dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së Royer, i cili ndodhej në makinë me të fejuarën e tij.

Ushtaraku i dha gaz makinës duke goditur nga mbrapa qëlluesin me armë dhe duke e neutralizuar atë.

Ende nuk dihet shkaku i aktit të çmendur, ndërkohë që atentatori është në gjendje të rëndë.

“Nuk e gjykoj veten si hero, besoj se shumë të tjerë do të kishin vepruar si unë”, thotë ai, cituar nga “Mail”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco