A ishte edhe Bill Clinton në ishullin e seksit të Epstein?

A ishte edhe Bill Clinton në ishullin e seksit të Epstein?

20:39, 28/05/2020
A+ Aa A-

BILD

Një serial i ri dokumentar në Netflix, ‘Jeffrey Epstein: Filthy rich’, me katër episode, trajton skandalin e abuzimeve seksuale të Jeffrey Epstein. Ndër të tjera, në dokumentar flasin viktimat e abuzimit, policët dhe dëshmitarët okularë.

Në ishullin privat në Karaibe, ‘Little St. James’, ku multimilioneri përfshihej në orgji të pabesueshme me vajza të reja, përveç burrave të tjerë të pasur dhe të famshëm, pretendohet se është parë edhe Bill Clinton, 73 vjeç.

“Fillova të punoj në ishull në vitin 1999,” raporton punonjësi i IT, Steve Scully në dokumentarin për Epstein. “Deri në fund të vitit 2005 dhe fillim të vitit 2006, kam qenë përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të të dhënave dhe telekomunikacionit atje, sepse ai donte një rrjet privat celular. Kam qenë në atë ishull ndoshta njëqind herë dhe në secilin godinë që ekzistonte në ishull në atë kohë”.

Në këtë mënyrë Scully ka parë shumë mysafirë që vinin njëherë në dy muaj në ishullin e etiketuar si ‘ishulli i pedofilisë’ nga shumë njerëz. “Shumica e tyre ishin gjithmonë vajza të reja”.

“Ndonjëherë kam parë personalitete të rëndësishme në ishull,” kujton eksperti i IT. “Pashë Bill Clinton dhe Jeffrey Epstein të ulur në verandën e njërës nga dhomat e ndenjes. Ky ishte vendi i preferuar i Epstein. Në atë kohë nuk kishte të ftuar të tjerë dhe mendova: Uau, Jeffrey është ulur me Bill Clinton”.

Epstein u arrestua më 6 korrik 2019 dhe u akuzua për trafik seksual dhe abuzim seksual mes viteve 2002 dhe 2005. Ai i kundërshtoi akuzat deri në fund, kur në gusht të vitit 2019, miliarderi pedofil u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut.

Në dokumentarin e Netflix, Steve Scully kundërshton deklaratat e ish-presidentit, që thotë se nuk ka qenë kurrë aty, duke deklaruar se Clinton u takua me Epstein te parajsa djallëzore e pushimeve. Clinton u distancua publikisht nga Epstein vitin e shkuar dhe theksoi: “Nuk di asgjë për krimet e tmerrshme, për të cilat është akuzuar Epstein”.

Në të shkuarën, Clinton pranoi se kishte fluturuar me Epstein në avionin e tij privat dhe se e kishte vizituar atë në apartamentin e tij në Nju Jork dhe në zyrën e tij në Harlem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco