Shumë vaksina do jenë gati për përdorim masiv deri në vjeshtë

Shumë vaksina do jenë gati për përdorim masiv deri në vjeshtë

20:18, 28/05/2020
A+ Aa A-

Shumë vaksina do jenë gati për përdorim masiv deri në fund të këtij viti, sipas një gjiganti britanik të farmaceutikës.

AstraZeneca thotë se është në rrugën e duhur për të prodhuar miliona vaksina eksperimentale kundër Covid-19- të quajtura AZD1222- deri në shtator.

Vaksina është duke u prodhuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Ajo është duke u testuar në grupe të mëdha njerëzish pasi të dhënat e para ishin premtuese.

Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se besonte se edhe të tjera vaksina do jenë gati për në vjeshtë. Firma me qendër në Kembrixh ka shpallur planet për të prodhuar mbi 1 miliard doza vaksina deri në mesin e vitit tjetër.

GlaxoSmithKline, një tjetër gjigant i farmaceutikës, së bashku me Johnson&Johnson dhe Pfizer thonë se kanë në plan të prodhojnë mbi 1 miliard doza vaksina.

Të katër shefat e kompanive të mëdha farmaceutike thonë se testimet po shkojnë shumë mirë deri tani. Ekspertët mendojnë se do duhen të paktën 4.5 miliardë doza vaksine për t’i dhënë fund pandemisë.

Virusi është i vështirë për t’u pikasur dhe shkencëtarët mendojnë se ai do vazhdojë të përhapet pafundësisht derisa të gjendet një vaksinë efikase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t28/05/2020 23:10

Vaksine nuk ka per tu gjetu kurre,aq sa u gjet per sars

Shto koment

Denonco