Lehtësohet Spanja/ Vetëm një viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lehtësohet Spanja/ Vetëm një viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

18:45, 28/05/2020
A+ Aa A-

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në javën e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë vetëm 38 persona.

Edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231. Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Deri tani në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.

Edhe në Itali, numri i viktimave u ul në 24 orët e fundit. Emergjencat Civile raportojnë se në ditën e fundit u regjistruan 70 viktima të tjera nga Covid-19, krahasuar me 117 që ishin një ditë më parë. Deri në këto momente, që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj kanë humbur jetën 33,142 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco