Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

47 më pak se dje/ Bie numri i viktimave në Itali

47 më pak se dje/ Bie numri i viktimave në Itali

18:09, 28/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33 142 dhe i të infektuarve 231 732 persona.

Në spitale po kurohen aktualisht 7 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 489. 

Në rajonin e Lombardisë sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive më shumë.

Rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundi nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Italia po mbyll një javë të rëndësishme ku sipas komitetit tekniko-shkencor është vendimtarë në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare, në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco