174 vdekje në 24 orë/ Rusia regjistron 4142 viktima nga COVID-19

174 vdekje në 24 orë/ Rusia regjistron 4142 viktima nga COVID-19

17:49, 28/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në Rusi ka shkuar në 174 viktima, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 8371 njerëz.

Rusia është e treta në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19, pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Rusia deri tani ka regjistruar 379 051 persona të infektuar me virus, ndërsa numri total i viktimave nga Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 4142 persona.

Ndërsa, numri total i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 358 426 persona. Numri total i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar deri tashmë 5 833 766 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco