Koronavirusi i shkatërroi të dyja mushkëritë/ Realizohet transplanti i parë te një 18-vjeçar

Koronavirusi i shkatërroi të dyja mushkëritë/ Realizohet transplanti i parë te një 18-vjeçar

16:47, 28/05/2020
A+ Aa A-

Është realizuar me sukses te një 18-vjeçar në Itali transplanti i të dyja mushkërive, të cilat ishin dëmtuar rëndë pas infektimit me koronavirus.

Sipas mjekëve në një spital në Milano, koronavirusi kishte “djegur” mushkëritë e të riut dhe brenda pak ditësh i kishte nxjerrë jashtë funksionit.

Një ndërhyrje e tillë që është e para e këtij lloji në Evropë, u krye nga mjekët e Poliklinikës së Milanos, nën koordinimin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve, me Qendrën Rajonale të Transplantit dhe programin e transplantimit të Italisë Veriore.

Koornavirusi kishte ndryshuar jetën e Francescos, i cili edhe pse ishte në moshë të re u infektua dhe mushkëritë e tij u dëmtuan shumë duke mos kryer më funksionin e tyre.

Gjithçka nis më 2 mars ku 18-vjeçari shfaqi simptomat e para të COVID-19. Ai kishte temperaturë të lartë dhe më 6 mars shtrohet në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku përfundon në terapi intensive.

Dy ditë më vonë ai intubohet dhe më 23 mars i riu lidhet me makinën ‘Ecmo’ për qarkullim ekstrakorporal. Pra mushkëritë e tij nuk funksiononin më dhe në mesin e muajit prill pas konsultimesh me njëri-tjetrin mjekët vendosën që 18-vjecari kishte nevojë për transplant.

Më 30 prill ai u fut në listën e pritjeve urgjente për transplant dhe pas dy javësh u gjet dhuruesi, një grua që kishte ndërruar jetë në një tjetër rajon. Operacioni u krye më 18 maj dhe gjithçka shkoi shumë mirë dhe i riu është në gjendje të mirë.

“Të jesh në gjendje të realizosh atë që duket se është pothuajse një mrekulli, në mes të një pandemie tregon edhe një herë përsosmërinë e kujdesit shëndetësor në provincën e Lombardisë”- tha presidenti rajonit”- Attilio Fontana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco