Videoja që tronditi Amerikën/ Shpërthejnë revoltat dhe vandalizmi

Videoja që tronditi Amerikën/ Shpërthejnë revoltat dhe vandalizmi

12:16, 28/05/2020
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një person i dyshuar si vandal u qëllua për vdekje jashtë një dyqani në Minneapolis të SHBA. Qyteti është përfshirë nga trazira të dhunshme pasi një person me ngjyrë humbi jetën.

George Floyd vdiq pasi një polic i bardhë i vuri këmbën në qafë dhe e mbajti për disa minuta. Floyd po arrestohej për falsifikim dokumentash.

Kaosi përfshiu qytetin, ndërsa presidenti Donald Trump tha se ka urdhëruar të nisin hetimet për ngjarjen. Ai e quajti rastin një ngjarje të trishtueshme.

Në rrugë kanë dalë edhe vigjilentët që po ruajnë pronat nga vandalët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë revoltën, pasi policët e akuzuar për ngjarjen e rëndë vetëm janë pezulluar. Ata kërkojnë drejtësi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emigrant 28/05/2020 13:21

    Reforma ne drejtesi do shkoj perpara sepse thash une dhe pink. Edhe sqipetaret me kembe ne qafe.

    Shto koment

    Denonco