VIDEO/ Një mozaik i çmuar romak zbulohet nën vreshtat e Veronës

VIDEO/ Një mozaik i çmuar romak zbulohet nën vreshtat e Veronës

11:18, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një dysheme me mozaik të lashtë të ruajtur në mënyrë të përsosur është zbuluar në afërsi të Veronës në Itali.

Arkeologët u çuditën nga zbulimi pasi u bë gati një shekull pasi mbetjet e një vile, që besohet se datojnë në shekullin e 3 pas Krishtit, u zbuluan në një zonë kodrinore mbi qytetin  Negrar di Valpolicella.

Pas zbulimit në 1922, ky vend u la kryesisht i braktisur derisa një ekip nga “Kryembikqyrësi i Arkeologjisë”,  Arteve të Bukura dhe “Peisazhi” i Veronës, rifilluan gërmimet verën e kaluar. Ekipi u kthye aty në tetor dhe përsëri në shkurt para se gërmimi të pezullohej për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mozaiku u gjet disa metra nën një vresht rrushi, një javë pasi puna filloi përsëri.

    "Pas dekadave të panumërta dështimesh, një pjesë e katit dhe themelet e vilës romake të vendosur në veri të Veronës, të zbuluar nga studiuesit një shekull më parë, më në fund u nxorën në dritë," shkruajnë autoritetet nga Negrar di Valpolicella në faqen në Facebook të qytetit.

    "Mbikëqyrësi tani do të lidhet me pronarët e zonës dhe bashkisë për të identifikuar mënyrat më të përshtatshme për ta marrë këtë thesar arkeologjik, i cili gjithmonë ka qenë i fshehur nën këmbët tona, në dispozicion dhe i arritshëm".

    Roberto Grison, kryetari i komunës Negrar di Valpolicella, i tha gazetës lokale L’Arena: “Ne besojmë se një sit kulturor me këtë vlerë meriton vëmendje dhe duhet të vlerësohet.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco