Daniel Koch paralajmëron për një valë të dytë të infeksionit kur të ftohet moti Daniel Koch, majtas.

Daniel Koch paralajmëron për një valë të dytë të infeksionit kur të ftohet moti

07:28, 28/05/2020
A+ Aa A-

 

Kreu i Zyrës Federale të Shëndetit Publik në Zvicër (BAG), Daniel Koch, shprehet i shqetësuar me rrezikun që, sipas tij paraqet koronavirusi në kohën kur të ftohet moti.

Mundësia e një vale të dytë të infeksionit do të ketë tendencë të jetë më e lartë në vjeshtë dhe dimër, ka thënë ai në një intervistë për “Schweiz am Wochenende”. Kjo kërcënon, sipas tij, për shkak se virusi mund të përhapet më mirë në ajër të ftohtë dhe të thatë se sa në atë të ngrohtë e të lagësht.

Për më tepër, zakonisht dukshëm më shumë njerëz kanë simptoma të ngjashme me gripin në stinët më të ftohta, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, ata me koronavirus do të jenë më të vështirë për tu' identifikuar.

Prandaj “Mr. Corona”, siç e quajnë ekspertin nga BAG, kërkon kujdes. “Ne duam të arrijmë normalitetin më të madh të mundshëm pa marrë përsipër rreziqe të mëdha, të pakontrollueshme”, ka thënë Koch.

Koch rekomandon të shmangen ngjarjet me prani masive të njerëzve, si karnavalet ose festivalet nën qiell të hapur, përcjell albinfo.ch. “Kur turma është shumë e madhe, është shumë e vështirë të kuptohet se kush e solli virusin”.

Si shembull ai ka sjellë Korenë e Jugut, ku, mbi 1.500 njerëz u desh të karantinoheshin pas një incidenti të tillë. Ky nuk mund të jetë qëllimi ynë” ka tërhequr vërejtjen Koch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t28/05/2020 09:12

Grini,grini me nder m....per valen e dyte,vazhdoni beni lojen e gejts&co dhe jepini zemer keti psikopatit qe kemi km qe te na ixoloje prap ne vjeshte-dimer qe keshtu te arrije te mos beje zgjedhje ne 2021,po e lame ne pushtet deri ne vjeshte e kemi hak te vazhdoje ekspetimentet me ne

Shto koment

Denonco