Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Vdekjet në SHBA kulmojnë në 100 mijë, aq sa ushtarakët e vrarë në Kore, Vietnam e gjetkë

Vdekjet në SHBA kulmojnë në 100 mijë, aq sa ushtarakët e vrarë në Kore, Vietnam e gjetkë

07:14, 28/05/2020
A+ Aa A-

SHBA ka kaluar numrin e 100,000 vdekjeve nga epidemia e koronavirusit në më pak se katër muaj.

Ajo ka shënuar më shumë fatalitete se çdo vend tjetër, ndërsa 1.69 milionë të infektuar, të konfirmuar,  përbëjnë rreth 30% të totalit të të gjithë botës.

Infeksioni i parë në Amerika u raportua në shtetin e Uashingtonit në 21 janar.

Në glob ka pasur 5.6 milionë njerëz të regjistruar si të infektuar dhe 354.983 vdekje që kur virusi u shfaq në qytetin kinez Ëuhan në fund të vitit të kaluar.

Numri i të vdekurve në SHBA është 100.226, sipas Universitetit Johns Hopkins në Maryland, i cili e ka ndjekur pandeminë.

Redaktori i BBC në Amerikën e Veriut, Jon Sopel thotë se është pothuajse i njëjtë me numrin e ushtarakëve amerikanë dhe grave të vrara në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan gjatë 44 viteve të luftimeve.

Por në matjen për frymë, SHBA renditet në vendin e nëntë për nivelin e vdekshmërisë pas Belgjikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Irlandës, sipas universitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco