‘Vrasje nderi’/ Babai masakron me drapër vajzën e tij 14 vjeçare

‘Vrasje nderi’/ Babai masakron me drapër vajzën e tij 14 vjeçare

20:26, 27/05/2020
A+ Aa A-

Policia në Iran ka arrestuar një burrë të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 14-vjeçare në një të ashtuquajtur vrasje nderi, që ka ngjallur zemërim të gjerë.

Romina Ashrafi u largua nga shtëpia në provincën Gilan me të dashurin e saj 35-vjeçar, pasi babai kundërshtoi martesën e tyre.

Dyshja u gjetën nga policia dhe Romina u dërgua në shtëpi pavarësisht se thuhet se u tha atyre se kishte frikë për jetën e saj.

Mbrëmjen e së enjtes, ajo dyshohet se u sulmua për vdekje nga babai i saj në dhomën e gjumit.

Mediat iraniane të cituara nga BBC shkruajnë se vajza ishte prerë me drapër në fyt nga babai i saj dhe më pas doli në oborr ku rrëfeu krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco