Pompeo: Hong Kongu nuk është më autonom nga Kina

Pompeo: Hong Kongu nuk është më autonom nga Kina

19:13, 27/05/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi në Kongres se Hong Kong nuk meriton më trajtim special sipas ligjeve amerikane. Deklarata e tij do ketë ndikim të fortë te marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe Hong Kongut, raporton BBC.

“Asnjë person i arsyeshëm nuk vlerëson se Hong Kongu sot ka një shkallë autonomie ndaj Kinës,” tha Pompeo.

Komenti i tij vjen përpara se Pekini të imponojë një ligj kontroversal për sigurinë mbi këtë territor.

Policia e Hong Kongut ka arrestuar qindra persona, ndërsa në vend kanë shpërthyer protestat.

Deri më tani, SHBA i njihte Hong Kongut një status special, që daton prej periudhës kur ky territor ishte koloni britanike. Sipas këtij statusi, Hong Kongu përfitonte terma më të favorshëm për tregtinë.

Por nëse i hiqet ky status, kjo do të thotë se Hong Kongu do trajtohet si Kina për tregtinë dhe qëllime të tjera.

Kjo do të rrezikojë miliarda euro tregti mes Hong Kongut dhe SHBA dhe do dekurajojë njerëzit që të investojnë atje në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco