BE shpall 'fondin e rimëkëmbjes' së madhe prej 750 miliardë eurosh

BE shpall 'fondin e rimëkëmbjes' së madhe prej 750 miliardë eurosh

14:15, 27/05/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian ka propozuar një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar BE-në të trajtojë një "krizë të paparë". Paketa do të përbëhet nga grante dhe kredi për çdo shtet anëtar të BE-së.

Ekonomitë në të gjithë bllokun e BE me 27 shtete janë shkatërruar nga pandemia Covid-19, por disa shtete jugore kishin borxhe të mëdha edhe para krizës.

Disa vende - mes tyre Austri, Hollanda, Danimarka dhe Suedia - janë kundër marrjes së borxhit për vendet e tjera, dhe mendojnë se lehtësimi duhet të vijë si kredi me interes të ulët më shumë se sa mjete monetare.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen do të duhet të fitojë ndaj këtyre vendeve anëtare skeptike për të avancuar me planin.

Komisioneri i Ekonomisë Paolo Gentiloni tha se fondi ishte një "pikë kthese evropiane" që do të shtohej në instrumentet që ishin përdorur më parë.

Komisioni e ka quajtur planin Gjenerata e ardhshme e BE. Por. Pa mbështetjen e të 27 vendeve anëtare të BE-së, ai nuk mund të bëjë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Qytetari.27/05/2020 14:37

Haha..po keto tallen me ne.......i japin fondet , dhe vete i marrin.....me konsulencen ...qe japi.......

Shto koment

Denonco