Koronavirusi: Zhvillimet më të fundit nga globi

Koronavirusi: Zhvillimet më të fundit nga globi

13:59, 27/05/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian po krijon një fond të madh të rimëkëmbjes me vlerë 750 miliardë euro për të ndihmuar BE-në të trajtojë një "krizë të paparë". Ekonomitë në të gjithë bllokun e BE-së me 27 shtete janë shkatërruar nga pandemia e Covid-19, por disa shtete në jug kishin borxhe të mëdha edhe para krizës.

Ndërkohë, Franca ka njoftuar një plan shpëtimi prej 8 miliardë eurosh për industrinë e saj të makinave, i e cila është ndikuar shumë nga pandemia. Ajo gjithashtu ka ndaluar mjekët që të përdorin ilaçin anti-malarie hidroksilkorin, tek pacientët me Covid-19, për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore

Amerika Latine është bërë epiqendra e re e krizës globale. Shkalla e përditshme e vdekjeve në Brazil tani është më e larta në botë, dhe një studim ka paralajmëruar se vdekjet mund të rriten pesëfish deri në gusht.

Dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson do të përballet me marrjen në pyetje nga një komitet i deputetëve pasi ai vazhdon të vihet nën presion mbi akuzat se këshilltari i tij më i ngushtë theu rregullat e bllokimit

Numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë botën tani ka kaluar 5.5 milionë, ndërsa më shumë se 349,000 njerëz kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco