COVID-19/ Në Europë ka ardhur koha për solidarizim, 500 milardë për rimëkëmbjen

COVID-19/ Në Europë ka ardhur koha për solidarizim, 500 milardë për rimëkëmbjen

13:02, 27/05/2020
A+ Aa A-

Një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë eurosh i propozuar nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, do të shpërndahet për vendet e BE-së që janë goditur më keq nga koronavirusi, ky mund të jetë një moment përparimi dhe mund të rikthejë besimin tek Bashkimi Europian, shkruan The Guardian.

Gajtw ditws sw sotme, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron pritet të paraqesin planin për fondin e rigjenerimit të BE-së prej 500 miliardë (448bn £), i cili do të shpërndajë grante të pakthyeshme tek vendet që kanë pësuar më shumë dëme gjatë pandemisë së koronavirusit. Paratë do të huazohen nga komisioni Europian në emër të të gjitha vendeve anëtare, dhe do të shënohen brenda buxhetit të BE-së për të rënë dakord për vitet 2021-2027. Gjermania do të jetë përgjegjëse për rreth 135bn € (120bn £), raporton abcnews.al

Ky është një moment i rëndësishëm. Pasi që nga miratimi i euros, ka pasur argument të ashpra nëse një monedhë e përbashkët duhet të sjellë të paktën një  borxh të përbashkët. Vendet e veriut që janë më të pasura, të udhëhequr nga Gjermania, i kanë rezistuar një pakti të tillë.

Qeveritë janë kujdesur të shohin rritjen e kostove të tyre të huamarrjes dhe të vetëdijshëm që një veprim i tillë brenda vendit do të ishte jo i mirë. Por Covid-19 po sfidon tabutë e vjetra, raporton abcnews.al

E privuar nga të ardhurat e turizmit dhe teksa përballet me rënien më të mprehtë ekonomike të kohërave moderne, Europa Jugore ka frikë nga një shkrirje rajonale.

Paketat e huasë të dakorduara tashmë me anë të Mekanizmit Europian të Stabilitetit, do të kontribuojnë në nivele të pashembullta të borxhit sovran. Në këto rrethana të rënda, si Macron ashtu dhe Merkel kanë pranuar që nëse barra e rindërtimit nuk do të ndahet, do të ketë pasoja ekzistenciale për të ardhmen e BE-së.

Javën e kaluar, Merkel tha që shkatërrimi i bërë nga pandemia është i një madhësie të tillë që mund të “rrezikojë kohezionin e Bashkimit Europian”.  Macron ka sugjeruar që vetë “ideja europiane” do të jetë në rrezik, nëse nuk do ketë solidaritet midis shteteve më të forta dhe të dobëta të eurozonës. Ata të dy kanë të drejtë.

Bisedimet që fillojnë ditën e mërkurë nuk do të jenë të lehta. Në fundjavë, u shfaqën shenjat e para që kundërshtuan propozimet franko-gjermane, të udhëhequra nga Hollanda, Danimarka, Suedia dhe Austria. Vendet e Europës Lindore, të cilët kanë pasur infeksione dhe nivele shumë të ulëta të vdekjes gjatë pandemisë, gjithashtu kanë kundërshtuar idenë e një fondi të rimëkëmbjes të financuar bashkërisht. Është thelbësore që ideja e planit Merkel-Macron të mbetet e paprekur. Hamilton kishte të drejtë duke menduar se supozimi i borxhit nga Uashingtoni do të konsolidonte statusin e Shteteve të Bashkuara. BE-ja duhet të veprojë në të njëjtën frymë në këto periudha të ngjashme dramatike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco