Koronavirusi, çfarë po i ndodh Ekuadorit?!

Koronavirusi, çfarë po i ndodh Ekuadorit?!

13:00, 27/05/2020
A+ Aa A-

Përsa i përket numrit të të vdekurve për 1 milion banorë, Ekuadori është sot vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën e Jugut. Vendi ka një popullsi prej 17 milionë banorësh me rreth 3,200 vdekje të lidhura zyrtarisht me Covid-19. Ky shtet nuk regjistroi asnjë rast deri në fund të shkurtit, kur pacienti i parë mbërriti nga Madridi dhe nuk shënoi asnjë vdekje deri në mes të marsit.

Por pasi Ekuadori u akuzua për shifra që nuk raportoheshin, vdekjet e përditshme u rritën ndjeshëm në fund të prillit, duke arritur një kulm prej 410 më 10 maj. Në prill, qyteti port Guayaquil ishte një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine.

Një numër arsyesh janë dhënë për të shpjeguar gjendjen e vështirë të Ekuadorit, përfshirë qytetet me popullsi të dendur, reagimin e ngadaltë dhe njerëz që ktheheshin nga Evropa në shkurt e deri në fillim të marsit.

Edhe pse "kurba e vdekjes" tani po rrafshohet, Ekuadori ka vendosur të pakësojë shpenzimet publike, duke shkaktuan nisjen e protestave.

Në Amerikën e Jugut, për sa i përket rasteve totale dhe vdekjeve, Brazili është vendi më i prekur. Por për sa i përket vdekjeve për milion njerëz, është Ekuadori shteti më i goditur. Sipas raportit të BBC:

1. Ekuador (182 vdekje për 1 milion njerëz)

2. Brazili (116)

3. Peru (115)

4. Kili (42)

5. Bolivia (22)

6. Kolumbia (15)

7. Guajana (14)

8. Argjentina (11)

9. Uruguaji (6)

10. Guiana Franceze (3)

Të dhënat vijnë nga Worldometers, i cili mbledh shifrat e qeverive. Vlen të përmendet se Human Rights Watch dhe Universiteti Johns Hopkins kanë thënë se shifrat e raportuara të Venezuelës, të cilat janë të ulta, nuk janë të besueshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco