BE do të paraqesë një plan të madh rikuperimi nga Covid-19 për Evropën

BE do të paraqesë një plan të madh rikuperimi nga Covid-19 për Evropën

11:32, 27/05/2020
A+ Aa A-

Po pritet me shumë padurim tani njoftimi i madh nga Brukseli për ndihmën financiare për vendet e BE-së. Pavarësisht nëse paketa e rimëkëmbjes arrin në 500 miliardë euro apo edhe një trilion, detajet e planeve të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po priten me padurim.

Në orën 13:30 të Brukselit, ajo do të thotë sesi Komisioni planifikon të financojë paketën e rimëkëmbjes dhe si do të akordohet për vendet që kanë nevojë për të.

Italia (me 32,955 vdekje nga Covid-19) dhe Spanja (me 27,940 vdekje) duan ndihmë ekonomike në formën e granteve më shumë sesa të kredive. Gjermania është pajtuar me Francën që paratë duhet të grumbullohen në tregjet e kapitalit - që është një lëvizje e madhe për Berlinin në drejtim të huazimit të përbashkët të borxhit prej vendeve të BE-së.

Jo të gjithë janë të lumtur – “katër shtetet kursimtare”, të Austrisë, Hollandës, Suedisë dhe Danimarkës nuk janë të bindura. Por të 27 do të duhet të bien dakord.

Pyetjet e mëdha janë: Kush do të marrë para dhe si? Si do të paguhen borxhet dhe për sa kohë? A do të vendos BE-ja një taksë për shumëkombëshet? Apo një taksë për plastikën dhe emetimet e CO2?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco