Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Ja VIDEO që tronditi Amerikën/ Në vend shpërthejnë protestat

Ja VIDEO që tronditi Amerikën/ Në vend shpërthejnë protestat

11:12, 27/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Minneapolis në SHBA u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për të zmbrapsur mijëra protestues që dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për George Floyd.

Ky i fundit ndërroi jetë pasi një oficer u filmua duke ia vënë gjurin në qafë gjatë arrestimit. Burri me ngjyrë raportohet se tha ‘nuk marr dot frymë’.

Kjo ishte arsyeja se përse protestuesit mbanin pankarta: Nuk marr dot frymë.

Katër policë janë pezulluar dhe ndaj tyre ka nisur një hetim. Familjarët e viktimës thanë se polici i bardhë, Derek Chauvin ia mbajti gjurin në qafë për tetë minuta. Floyd po arrestohej pas dyshimeve për mashtrim. Ai punonte si roje sigurie në një lokal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Anticorona - V 27/05/2020 16:26

    Policia qe duam. Keshtu thoni ju te behet. Shkruanin pas ngjarjeve te teatrit, komentues. Ne Amerike provoje me policine. Por deri ketu..?. Nje shqiptar e vrane. Te dhjefsha Ameriken.

    Shto koment

    Denonco