Rriten infeksionet në Francë/ Konfirmohen 73 viktima dhe mbi 500 raste me COVID-19 në 24 orë

Rriten infeksionet në Francë/ Konfirmohen 73 viktima dhe mbi 500 raste me COVID-19 në 24 orë

21:20, 26/05/2020
A+ Aa A-

Të marten, numri i rasteve me koronavirus në Francë ka vazhduar të stabilizohet, derisa numri i të shtruarve në spitale rënë në të paktën 534 raste, duke e rritur totalin  në të paktën 16.264, sipas autoriteteve shëndetësore.

Ministria franceze e Shëndetësisë thotë se ka pasur një rritje të vogël të numrit të vdekjeve, me 73 të raportuar në 24 orët e fundit, por ky numër mbetet në rënie në përgjithësi, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara në Francë është të paktën 28.530, bëri me dije ministria.

Numri i pacientëve në njësitin e kujdesit intenziv është gjithashtu në rënie, me të paktën 1.555 pacientë në kujdes intensiv, bënë me dije tutje zyrtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco