Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Pasojat e COVID-19/ Kryeministri Johnson vendos syze: Kam probleme me shikimin

Pasojat e COVID-19/ Kryeministri Johnson vendos syze: Kam probleme me shikimin

17:33, 26/05/2020
A+ Aa A-

Pasi fitoi betejën me koronavirusin, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka probleme me sytë.

Johnson u shfaq me syze, në një paraqitje zyrtare, ndërsa theksoi se syzet e ndihmojnë për pamjen, raporton Mirror.

“Zbulova se duhet të vë syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak koronavirusit”, është shprehur Johnson në një konferencë për mediat.

Ndonëse ndër simptomat e evidentuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk renditen problemet me shikimin, kryeministri britanik theksoi se nuk kishte pasur të tille shqetësim më parë.

Kryeministri Boris Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19, ndërsa iu desh që të kalonte disa ditë në terapi intensive, por që më pas gjendja e tij u përmirësua.

Pas dy testeve, ai rezultoi negativ, duke mundur kështu COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco