Nuk e vrau nepërka, i hodhi kobrën: Krim tronditës si në telenovela

Nuk e vrau nepërka, i hodhi kobrën: Krim tronditës si në telenovela

11:34, 26/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e denjë për filma apo për telenovela ka tronditur Indinë.

Një burrë u arrestua pasi vrau gruan e tij duke i hedhur një gjarpër kobra në dhomën ku po flinte.

Sooraj, 27 vjeç, kishte tentuar më parë ta vriste të shoqen, Uthra me një nepërkë, por nuk ia kishte dalë.

Uthra po e merrte veten nga helmimi i nepërkës dhe ishte në shtëpinë e prindërve, kur Sooraj bleu një kobër dhe ia hodhi në dhomën ku flinte e shoqja.

Mamaja e saj e gjeti e tronditur në mëngjes. Edhe pse e dërguan në spital, ishte e kotë.

Uthra vinte nga një familje e pasur- por Sooraj, edhe pse punonte në një bankë private, nuk ishte mirë financiarisht.

Çifti kishte një fëmijë.

Policia tha se në martesë ishte përfshirë një prikë e madhe, me 10 monedha ari, një makinë e re dhe 20 mijë dollarë në cash.

Sooraj kishte frikë se divorci nga Uthra nënkuptonte se duhej të kthente prikën.

“Ky ishte momenti kur vendosi të vriste të shoqen”, thotë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco