'Hap sytë, ke ari nga mbrapa!' Fëmija ruan qetësinë, ndërsa kafsha e ndjek nëpër kodër

'Hap sytë, ke ari nga mbrapa!' Fëmija ruan qetësinë, ndërsa kafsha e ndjek nëpër kodër

10:46, 26/05/2020
A+ Aa A-

Itali - Një djalosh trim, i cili kishte lexuar kohët e fundit se çfarë duhej bërë nëse haste nëj ari në pyl, u detyrua ta vinte në prove atë mësim, kur një ari i madh e niqte nga mbrapa ndërsa ai kalonte nëpër një kodër në Itali.

Adhuruesi i kafshëve, 12-vjeçari Alessandro, u përpoq të qëndronte i qetë dhe të largohej me ngadalë nga kafsha e madhe që po e ndiqte.

Djali e filmoi skenën dramatike e cila ndodhi kur kishte dalë për piknik me familjen e tij në Tirolin e jugut, në verilindje të Italisë.

Në video, djaloshi duket duke zbritur ngadalë përposh kodrës dhe mbrapa tij,  koka e një ariu që shfaqet midis shkurreve nga pas.

    Alessandro hedh një vështrim pas tij dhe ariu fillon ta ndjekë, por fëmija nuk kapët nga paniku, por vë në praktikë gjithçka që kishte lexuar se duhej bërë në këto raste.

    Ai vazhdon të zbresë me qetësi kodrën dhe ariu mund të shihet duke qëndruar I ngritur si njeri në këmbë prapa tij.

    Xhaxhai i fëmijës, Federico, i tha gazetës lokale La Stampa: “Ne dolëm nga shtëpia vetëm pak më parë. Në male kishte disa njerëz të tjerë, por ishte heshtje. Alessandro ecte disa metra para nesh dhe në një moment, pamë që kur po dilte nga pylli, po ndiqej nga ariu. Natyrisht, u tmerruam, mirëpo ai ishte i qetë.”

    12-vjeçari kishte lexuar se se si të sillet nëse has në një pyll dhe xhaxhai shtoi se "kafshët dhe pyjet i kishte pasion".

    Djali, i cili studion në fshatin Sporminore, tha: “Ishte e rëndësishme të largohesha me  shpejtësi, por pa e bërë ariun të ndjehej se ishte i rrezikuar. Unë nuk e pashë ariun në sy dhe ai e kuptoi që nuk isha armiku i tij. Dhe tani,  jam fëmija më i lumtur në botë."

    Ariu thuhet se u largua nga zona dhe askush nuk u plagos prej tij. Mediat lokale njoftojnë se ky rajon është strehë e rreth 80 ose 90 arinjve të egër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco