Kryeministri holandez Rutte nuk e vizitoi nënën që po vdiste, për shkak të kufizimeve të koronavirusit

Kryeministri holandez Rutte nuk e vizitoi nënën që po vdiste, për shkak të kufizimeve të koronavirusit

10:13, 26/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri holandez Mark Rutte nuk qe në gjendje të vizitonte nënën e tij që po vdiste, në javët e saj të fundit, sepse ai iu bindej kufizimeve për shkak të të koronavirusit, të cilat ndalonin vizitat në azile, njoftoi zyra e tij.

Lajmi për Rutte doli kur Britania u pushtua nga një debat politike pasi këshilltari i kryeministrit Boris Johnson theu rregullat e Covid-19 për të udhëtuar në të gjithë vendin e për të qëndruar në pronat e prindërve të tij.

Kryeministri holandez Rutte të hënën njoftoi për vdekjen e mamasë së tij  96 vjeçe Mieke Rutte-Dilling në një shtëpi në Hagë më 13 maj, gati dy muaj pasi qeveria mbylli të gjitha institucionet e tilla për publikun më 20 mars.

"Kryeministri ka zbatuar të gjitha direktivat", tha zëdhënësi i Rutte për AFP kur u pyet nëse kryeministri kishte zbatuar rregullat dhe nuk e kishte vizituar nënën e tij para se të vdiste.

Nëna e tij nuk vdiq nga Covid-19 edhe pse më herët kishte pasur një shpërthim të sëmundjes në azilin ku po jetonte, njoftuan mediat holandeze.

Rutte më herët njoftoi vdekjen e nënës së tij, duke thënë se "përveç trishtimit të madh dhe të gjitha kujtimeve të dashura, familja ime dhe unë gjithashtu kemi një ndjenjë mirënjohjeje që ne e patëm atë aq gjatë."

Autoritetet holandeze i lejuan vizitat individuale në disa azile nga e hëna, një masë që do të shtrihet për të gjitha ato në 15 qershor.

Holanda deri më tani ka regjistruar 5,830 vdekje të koronavirusit dhe 45.445 infeksione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco