COVID-19/ Rëndohet bilanci në Brazil, 11.687 raste të reja

COVID-19/ Rëndohet bilanci në Brazil, 11.687 raste të reja

09:59, 26/05/2020
A+ Aa A-

Brazili vazhdon të regjistrojë shifra të larta ditore të infeksioneve me COVID-19.

Brazili ka konfirmuar gjithsej 23.473 vdekje nga koronavirusi pasi 807 vdekje të tjera janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, raporton Reuters.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, numri i rasteve të COVID-19 u rrit në 374.898 me 11.687 raste të reja të regjistruara brenda një dite.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve të COVID-19 dhe vdekje në Amerikën Latine, është vendi i dytë në botë me goditjen më të madhe pas SHBA-së, për sa i përket numrit të rasteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco