Katër muaj burg për koreanin që shkeli karantinën

Katër muaj burg për koreanin që shkeli karantinën

08:13, 26/05/2020
A+ Aa A-

Seul - Një 27-vjeçar në Korenë e Jugut është dënuar me katër muaj burg për shkeljen e rregullave të karantinës së koronavirusit. Ky ishtë ndëshkimi i parë i këtij lloji në vend.

Burrit - i cili është identifikuar vetëm me emrin e familjes së tij, Kim - iu kërkua të izolohej në shtëpi për dy javë pasi ishte pushuar nga një spital në veri të Seulit.

Ai u kap duke dalë nga shtëpia  dy ditë para se karantina e tij 14-ditore të mbaronte.  U dërgua në një qendër banimi, por u kap edhe një herë tjetër duke u përpjekur të largohej dhe u arrestua për shkelje të Ligjit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive.

Ky shtet po i dënon shkelësit e karantinës pas një shpërthimi rastesh në klubet e natës në Seul, grupe sporadike të infeksioneve në të gjithë vendin.

Numri i infeksioneve të reja të reja vazhdon të rritet rreth 20 në ditë.

Ka më shumë se 33,000 njerëz në të gjithë vendin në izolim, shumica e të cilëve kanë mbërritur nga jashtë. Ata që shkelin rregullat e karantinës tani janë urdhëruar të mbajnë byzylykë elektronikë për të ndjekur lëvizjet e tyre. Janë 17 persona që kanë vënë këto pajisjet.

Ndërkohë, më shumë se 2.4 milionë nxënës do të kthehen nesër në klasat e tyre në kuadrin e hapjes me faza të shkollave

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rritja e mëtejshme e normave të infeksionit mund të ndalojë hapjen e disa prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco