Fillon në Melburn, eksperimenti tek 130 persona i vaksinës së koronavirusit

Fillon në Melburn, eksperimenti tek 130 persona i vaksinës së koronavirusit

07:30, 26/05/2020
A+ Aa A-

Eksperimenti  i parë i vaksinës tek njerëzit  në hemisferën jugore ka filluar sot në Melburn, Australi.

Vaksina që po testohet - me emrin tërheqës të NVX-CoV2373 - është bërë nga kompania amerikane, Novavax. Ajo do të testohet në një grup prej 130 të rriturish të shëndetshëm dhe rezultatet e para priten në korrik.

Ka më shumë se 100 vaksina që po zhvillohen në të gjithë botën, dhe rreth një duzinë kanë filluar të provohen tek njerëzit.

Nëse është e suksesshme, studiuesit shpresojnë se 100 milion doza të vaksinës mund të prodhohen deri në fund të vitit dhe 1.5 miliardë, vitin e ardhshëm

Rezultatet paraprake për fazën e parë priten në korrik, dhe rezultatet e fazës dy deri në fund të vitit

Organizata klinike e hulumtimit Nucleus Network do të jetë përgjegjës për fazat e hershme të testimit të vaksinës NVX-CoV2373, përpara se eksperimenti të zgjerohet në Brisbane brenda një jave. Pjesëmarrësit janë njerëz të shëndetshëm midis 18 dhe 59 vjeç.

Mjeku dhe mikrobiologu i sëmundjeve infektive Paul Griffin tha se eksperimenti ishte "hapi i parë kritik" për krijimin e një vaksine të mundshme të sigurt kundër COVID-19.

Sekretari parlamentar i Victorias për Kërkime Mjekësore, Frank McGuire, tha se eksperimenti ishte një hap i rëndësishëm përpara në garën për një vaksinë koronavirus.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco