Theu masat kufizuese/ Kërkohet shkarkimi i këshilltarit të kryeministrit Johnson

Theu masat kufizuese/ Kërkohet shkarkimi i këshilltarit të kryeministrit Johnson

17:26, 25/05/2020
A+ Aa A-

Këshilltari i kryeministrit britanik Boris Johnson, Dominic Cummings është duke u përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje.

Dominic Cummings po akuzohet se ka shpërfillur masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, shkruan Euronews.

Sipas raportimeve, Cummings së bashku me gruan e tij kanë udhëtuar 400 kilometra nga Londra për në Durham gjatë muajit mars, megjithëse të dy ata kishin simptoma të Covid-19.

Kryeministri Johnson nuk ka pranuar ta largojë nga detyra këshilltarin e tij Cummings, me arsyetimin se ai nuk ka pasur “alternativë tjetër”.

Kjo ka shkaktuar tensione në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në Britani të Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco