Zero viktima në Lombardi/ Epidemiologu: Ja çfarë ka ndodhur

Zero viktima në Lombardi/ Epidemiologu: Ja çfarë ka ndodhur

13:20, 25/05/2020
A+ Aa A-

Gati tre muaj me vdekje treshifrore nga koronavirusi. Por dje, rajoni i Lombardisë lajmëroi se nuk ka asnjë të vdekur. Shumëkush në Itali dhe botë është habitur. Si është e mundur? Epidemiologu Vittorio Demicheli shpjegon për gazetën Corriere della Sera

Për shumë njerëz kjo dukej si një mrekulli.

Teksa epidemia zvogëlohet në Lombardi, ne parashikojmë numra gjithmonë e më të vegjël. Shkalla e vdekjeve pasqyron trendin dhe tregon gjithmonë historinë klinike që ka nisur javë më parë. Është gjithashtu një rrjedhojë e të dhënave që dalin nga kujdesi intensiv.

Në çfarë kuptimi?

Kanë vdekur thuajse gjithmonë ata pacientë që ishin më të sëmurë, të cilët shpesh ishin intubuar. Nëse ky numër në javët e fundit ka rënë nga 1300 në 197 dje, do të thotë se ka gjithmonë e më pak njerëz me kuadër klinik të kompromentuar. Të dhënat duhet të lexohen në tërësi.

Ka prej atyre që vlerësojnë se virusi është bërë më pak vdekjeprurës?

Nuk ka siguri për këtë. Në vend të kësaj, unë besoj se ne po përjetojmë një fenomen që britanikët e quajnë ‘korrje’. Virusi ka bërë të ashtuquajturën ‘korrje’, duke përshpejtuar rrugën klinike të njerëzve të brishtë, në shumë raste me patologji të tjera. Mundet që sëmundja e ka konsumuar ‘pellgun’ ku mund të bënte më shumë dëm dhe tani paraqitet me vdekshmëri të kufizuar.

Dje në Lombardi pati 440 infeksione të reja. Sot janë 285. Kush janë pozitivët e rinj

Para tre ditësh u përfundua shqyrtimi masiv i stafit të ndihmësve në rezidencat mjekësore. Raportimet për tamponet e tyre kanë mbërritur këto ditë. Pastaj ka edhe prej tyre që dalin pozitivë nga testet serologjikë dhe ata që janë sinjalizuar nga mjekët e përgjithshëm në bazë të mbikëqyrjes së gjerë që fillon nga sinjalizimet në vendet e punës. Pastaj janë disa raste infeksioni në familje, por nuk jemi përballë zinxhirëve të gjata të infeksioneve.

Duket se vijnë pak telefonata në urgjencë.

Është e dhëna më e rëndësishme që lehtëson monitorimin. Kurba e telefonatave në numrin 118 është rikthyer te shifrat e para Covid.

Bilanci numerik i kujdesit intensiv ka qenë në situatë negative prej kohësh. A ka akoma njerëz që shtrohen?

Shumë pak. Në disa raste janë tashmë pacientë të shtruar në spital, që kanë nevojë për mbështetje në frymëmarrje.

Kur do jetë e mundur që infeksionet në Lombardi të shkojnë drejt zeros?

Ne nuk mund të përjashtojmë një rikuperim të infeksionit dhe një luhatje në numra, pasi njerëzit po i kthehen jetës së mëparshme. Rihapja e parë më 4 maj duket se është absorbuar. Nëse tendenca vazhdon të jetë e tillë, për dy javë do arrijmë në numra minimalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj25/05/2020 13:49

Mos habitni shum se na luni menc. I doli boja rrenes prana ka ndodh kshtu

Shto koment

Denonco