COVID-19/ U infektuan 100 persona, Gjermania po gjurmon ata që morën pjesë në meshë

COVID-19/ U infektuan 100 persona, Gjermania po gjurmon ata që morën pjesë në meshë

08:21, 25/05/2020
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane po përpiqen të gjurmojnë të gjithë ata që morën pjesë në një meshë në Frankfurt këtë muaj, pasi më shumë se 107 njerëz u testuan pozitiv me koronavirus, shkruan agjencia Reuters.

Kishat në shtetin Hesse, Frankfurt, kanë mbajtur shërbime që nga 1 maji pas lehtësimit të kufizimeve të bllokimit si pasojë e koronavirusit, me kusht që ato t’i përmbahen rregullave zyrtare të distancimit shoqëror dhe higjienës.

“Kjo situatë tregon se sa e rëndësishme është që të gjithë ne të jemi vigjilentë dhe të mos jemi të pakujdesshëm, veçanërisht tani gjatë lehtësimit të kufizimeve. Virusi është akoma atje dhe do të përhapet”, ka thënë ministri i shëndetësisë në Hesse, Kai Klose.

Ai tutje ka thënë se autoritetet shpresonin që identifikimi i atyre që morën pjesë në shërbim në një kishë më 10 maj do të ndihmonte në parandalimin e të infektuarve tjerë, shkruan Reuters.

Nuk është bërë e qartë nëse të gjithë 107 personat me koronavirus kanë qenë prezentë në meshë, apo nëse aty përfshihet numri i personave që janë infektuar nga ata që ishin në kishë.

Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani me koronavirus është rritur në 178.281, sipas të dhënave të së dielës. Ndërkohë janë raportuar 31 të vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën në 8247.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco