Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Tha se e kishin rrëmbyer, nëna monstër pranon krimin e tmerrshëm: E vrava tim bir, e hodha në kanal!

Tha se e kishin rrëmbyer, nëna monstër pranon krimin e tmerrshëm: E vrava tim bir, e hodha në kanal!

22:28, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një nënë e cila fillimisht i tha policisë se djali i saj ishte rrëmbyer në Florida pranoi gjatë marrjes në pyetje se ajo e çoi atë në kanal, ku 9-vjeçari u gjet më vonë i vdekur.

Patricia Ripley, 45 vjeç, fillimisht i tha policisë që dy burra e goditën makinën e saj anas, rreth orës 9 e mëngjesit. Ajo tha se burrat kërkonin drogë dhe më pas i rrëmbyen djalin e saj, i cili është me autizëm, shkruan JOQ Albania.

Më pas ajo pranoi që kishte kryer vrasjen.

"Ajo deklaroi se ai do të jetë në një vend më të mirë", janë shprehur nga policia.

Avokatja e shtetit Katherine Fernandez Rundle,tha se trupi i djalit u gjet disa orë më vonë. Ai tha se djali i vogël mbante veshur një T-shirt me fotografi të Kapitenit të Amerikës.

Ishin kamerat e rrugës që treguan të gjithë ngjarjet dhe njëkohësisht provat më të rëndësishme për policinë.

Në video duket se banorët që kalonin aty afër kishin dëgjuar ulërima dhe e kishin shpëtuar një herë djaloshin, por Ripley e kishte dërguar përsëri duke arritur në ngjarjen fatale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco