'Merr frymë' Italia/ Vetëm 50 viktima në 24 orët e fundit

'Merr frymë' Italia/ Vetëm 50 viktima në 24 orët e fundit

18:04, 24/05/2020
A+ Aa A-

Italia po kthehet në normalitet. Pas javësh të tëra me qindra viktima çdo ditë, shteti fqinj numëron vetëm 50 të vdekur nga Koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, sa i përket infektimeve të reja, gjatë 24 orëve janë regjistruar 531 raste.

Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve arrin në 229,585 persona, ndërsa ai i viktimave në 32,785. 

Italia ka qenë mes shteteve më të goditura nga Koronavirusi, por shifrat e ditëve të fundit japin shpresë se virusi është në largim e sipër. Ndërkohë sot, në disa prej qyteteve italiane kanë nisur edhe plazhi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco