Gjendet i vdekur në zyrën e tij një deputet, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur në zyrën e tij një deputet, dyshohet për vetëvrasje

09:16, 24/05/2020
A+ Aa A-

Një deputet ukrainas është gjetur i vdekur në zyrën e tij me plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Valeriy Davydenko, 47 vjeç, u gjet i vdekur nga një pastrues në zyrën e tij në Kiev të shtunën, shkruan “Free Europe”.

Zëvendësministri i brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko, tha se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast. “Policia dhe prokurorët do t’i kontrollojnë të gjitha versionet e mundshme të tragjedisë”, shkroi ai në Facebook.

Zoryan Shkiryak, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, tha se sipas hetimeve preliminare, besohet se deputeti ka kryer vetëvrasje.

Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.

Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i bujqësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco