Rrafshoi lakoren pa karantinë/ Ja rruga që ndoqi Japonia me pandeminë

Rrafshoi lakoren pa karantinë/ Ja rruga që ndoqi Japonia me pandeminë

20:04, 23/05/2020
A+ Aa A-

Pasi koronavirusi është në rënie e sipër, gjendja e jashtëzakonshme e Japonisë po përfundon me sukses.

Asnjë kufizim nuk u vendos në lëvizjet e banorëve. Bizneset, nga restorantet në sallonet e flokëve mbetën të hapura.

Vendi nuk ka një qendër të kontrollit të sëmundjeve. Dhe madje edhe kur kombeve u kërkohej të “testojnë, testojnë dhe testojnë”, Japonia ka kryer teste diagnostikuese në vetëm 0.2% të popullsisë së saj, një nga nivelet më të ulëta midis vendeve të zhvilluara.

Kurba është rrafshuar me numrin e vdekjeve më pak se 800, ndër më të ulëtat midis kombeve të zhvilluara.

Ndërsa mundësia e një valë të dytë të infeksionit është gjithmonë e pranishme, Japonia ka hyrë dhe është e gatshme të dalë nga urgjenca e saj në vetëm disa javë.

“Vetëm duke parë shifrat e vdekshmërisë, mund të thuash që Japonia ishte e suksesshme”, tha Mikihito Tanaka, një profesor në Universitetin Waseda i specializuar në komunikimin shkencor dhe anëtar i një grupi këshillues publik të ekspertëve për virusin.

Njëra nga veprimet më të mira që bëri qeveria, që vlerësohet nga ekspertët, është ndjekja e kontakteve, që ka dhënë shumë rezultate të mira.

Japonia ka qenë duke ndjekur lëvizjen e sëmundjes që kur u gjetën disa raste të para në këtë vend. Këta ekspertë lokalë u përqendruan në trajtimin e të ashtuquajturave grupime, ose grupe të infeksioneve, të tilla si klube ose bare, për të parë se kush mund të jetë infektuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco