Italia vijon të shënojë ulje të viktimave/ Konfirmohen 119 vdekje në 24 orë nga COVID-19

Italia vijon të shënojë ulje të viktimave/ Konfirmohen 119 vdekje në 24 orë nga COVID-19

18:07, 23/05/2020
A+ Aa A-

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, të paktën 229.327 persona janë infektuar me virusin Sars-CoV-2.

Sipas statistikave të publikuara nga Mbrojtja Civile, në 24 orët e fundit janë shënuar 669 të infektuar dhe 119 viktima nga COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 32.735.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit,  2120 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Akoma në spital me simptoma janë 8.695 pacientë, nga të cilët 572 në kujdes intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco