Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Lehtësohen masat/ Ja kur hapet Spanja për turistët e huaj

Lehtësohen masat/ Ja kur hapet Spanja për turistët e huaj

17:51, 23/05/2020
A+ Aa A-

Sipas kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, vendi i tij do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik.

Para disa javëve, qeveria spanjolle e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë.

Vitin e kaluar, Spanja u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz.

Ky shtet ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta të izolimit që nga 14 marsi, por ka filluar t’i largojë ato gradualisht. Megjithatë, Madridi dhe Barcelona kanë mbetur me më shumë kufizime shkaku i numrit më të madh të rasteve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, Spanja i ka regjistruar mbi 28 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe rreth 234 mijë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco