Pamje tronditëse/ Varret masive në epiqendrën e re të virusit

Pamje tronditëse/ Varret masive në epiqendrën e re të virusit

14:34, 23/05/2020
A+ Aa A-

Mediat kanë publikuar disa pamje që tregojnë varret masive në Brazil, vendin e dytë më të goditur nga pandemia e koronavirusit

Shumë vende po bëjnë hapat e para për rikthimin në normalitet. Por në Brazil, pandemia e koronavirusit nuk njeh të ndalur.

Të dhënat e fundit tregojnë se vendi më i madh në Amerikën e Jugut me 210 milionë banorë ka numrin e dytë më të madh të të infektuarve me koronavirus. Vetëm SHBA ka më shumë raste.

    Të premten, Ministria e Shëndetësisë tha se janë 20.803 raste të reja. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 330.890. Rusia është në vend të tretë me 326.448 raste.

    Minimumi 21.048 persona kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani. Sa i përket numrit të viktimave, Brazili është në vendin e gjashtë në botë.

    Koordinatori i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan tha të premten se Amerika e Jugut është epiqendra e re e sëmundjes, me numrin më të madh të të prekurve në Brazil.

    Ai paralajmëroi për situatën e krijuar në pellgun e Amazonës, ku numri i infeksioneve dhe vdekshmëria në Brazil janë më të larta. Sistemi shëndetësor mund të kalojë në kolaps. Indigjenët e Amazonës janë veçanërisht më të prekur nga virusi se të bardhët.

    Kriza e koronës do të ketë edhe pasoja ekonomike ekstreme në Brazil. Qeveria përllogarit një rritje rekord të borxhit. Ai mund të arrijë deri në 93.5 përqind të PBB, nga 78 përqind.

    Ekonomia e Brazilit është në recesionin më të thellë që prej vitit 1900. Qeveria pret një rënie të PBB me të paktën 4.7 përqind./BILD

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco