FOTO/ Atleti iranian arrestohet për puthjen mbi çati

FOTO/ Atleti iranian arrestohet për puthjen mbi çati

12:00, 23/05/2020
A+ Aa A-

Alireza Japalaghy, një atlet i njohur iranian dhe partnerja e tij  janë arrestuar nga policia “kibernetike” e Teheranit për "akte vulgare", pasi një foto e tyre duke u puthur mbi çati ishte postuar në mediat sociale.

Policia e Teheranit tha se "lëvizjet e tyre jo normale, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin dhe  Sheriatin" çuan në arrestimin e tyre, gjë që ka bërë që përdoruesit e tjerë të mediave sociale të kritikojnë ligjet e rrepta të Iranit.

Përdoruesit e tjerë theksuan se Alireza Japalaghy kishte botuar foto të ngjashme në të kaluarën, por u arrestua vetëm pas një postimi në të cilin ai vuri në dyshim zhdukjen e babait të tij, një oficer policie në departamentin e narkotikëve dhe dështimin e autoriteteve për të hetuar këtë rast .

Atleti iranian është i njohur në “parkour”, një disiplinë stërvitore që përdor lëvizje si të trajnimit të ushtarakëve. Praktikuesit e këtij sportin hidhe  nga një pikë në një tjetër në mjedise komplekse, pa pajisje ndihmëse dhe në mënyrën më të shpejtë dhe më efektshme të mundshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco