I mbijetuari nga rrëzimi i avionit: Piloti na tha se...

I mbijetuari nga rrëzimi i avionit: Piloti na tha se...

11:43, 23/05/2020

Një avion me 99 persona në bord u përplas në një zonë të banuar në Karaçi të Pakistanit.

97 prej tyre humbën jetën, dy persona arritën të shpëtojnë për mrekulli.

Një nga të mbijetuarit është Mohammad Zubair, 37 vjeç.

Duke folur për agjencinë, AP, ai thotë se motori i avionit kishte pësuar një defekt. “Ulja do jetë problematike,” u kishte thënë pilot. Kjo ishte gjëja e fundit që mban mend.

Inxhinieri mekanik u zgjua në mes të një kaosi: “Pashë shumë tym dhe zjarr. Dëgjoja njerëz duke qarë, fëmijë duke qarë”.

Ai u zvarrit në mes të rrënojave dhe flakëve dhe arriti të dalë. Një ambulancë e dërgoi më pas në spital.

Një regjistrim mes kullës së trafikut dhe pilotit është publikuar online. Piloti tentoi të ulet dy herë. Një kontroll trafiku dëgjohet duke i thënë pilotit se po kthehej majtas dhe po dilte nga kursi. “Po kthehemi mbrapa zotëri, motorët kanë rënë,” u përgjigj piloti. Kontrollori i trafikut pastroi dy pista për avionin.

Por 12 sekonda, piloti bëri një thirrje urgjente: Mayday, mayday, mayday. Lidhja u ndërpre. Një dëshmitar tha se avioni u përplas me një antenë telefonike përpara se të binte mbi banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco