Hap i madh në Korenë e Veriut: Kim Jong-un nuk e përthyen kohën

Hap i madh në Korenë e Veriut: Kim Jong-un nuk e përthyen kohën

10:02, 23/05/2020
A+ Aa A-

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut pranoi se lideri i vendit, Kim Jong-un, nuk mund të përthyejë kohën dhe hapësirën. Reagimi i saj vjen pas shumë vitesh duke e mitologjizuar këtë gjë.

Rodong Simmung shkruan se ‘në terma realistë, një person nuk mund të zhduket papritur dhe të rishfaqet duke përthyer hapësirën’.

Gazeta thekson se asnjë nga anëtarët e familjes Kim nuk është në gjendje të bëjë ‘chukjibeop’- një term hipotetik për udhëtimin në kohë.

Në gjuhën koreane, termi do të thotë edhe shpejtësi e mbinatyrshme ose teleportacion.

Analistët thonë se kjo është një shenjë e rëndësishme se vendi po heq dorë nga propagandimi i miteve për liderët, duke u fokusuar te aspekti njerëzor i tyre.

Këto dy muaj është spekuluar gjerësisht për shëndetin e liderit komunist. Ai u zhduk për një kohë, duke nxitur zëra se ka ndërruar jetë pas një operacioni të shkuar keq në zemër.

Më pas lideri u rishfaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco