‘Nuk jeni të zinj’/ Deklarata që futi në telashe Joe Biden

‘Nuk jeni të zinj’/ Deklarata që futi në telashe Joe Biden

09:34, 23/05/2020
A+ Aa A-

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, ka nisur një përpjekje për të kufizuar dëmet, pasi u tha afro-amerikanëve se ‘nuk jeni të zinj’ nëse mendoni të votoni për presidentin Donald Trump përpara tij.

Sipas BBC, Biden njihet për gafat, por komenti i tij i fundit ka ngjallur reagime të forta. Analisti i BBC thotë se duket sikur Biden ka prekur telin elektrik të identitetit racial në politikën amerikane.

Gjatë një interviste me një prezantues radioje me ngjyrë, Biden tha: “Nëse keni një problem për të kuptuar nëse do votoni për mua apo për Trump, nuk jeni i zi”.

Për të pastruar këtë lëmsh që ka krijuar, ai mund të zgjedhë një kandidate me ngjyrë për zëvendëspresidente. Emri më i mundshëm është ai i Kamala Harris.

Biden kërkoi më vonë falje për deklaratën, duke thënë se ishte një koment për ‘kavalierësh’.

Vota e zezë është shumë e rëndësishme për kandidaturën e Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco