Myslimanët falen në kishën e Berlinit, respekt për njeri-tjetrin dhe rregullat e distancimit

Myslimanët falen në kishën e Berlinit, respekt për njeri-tjetrin dhe rregullat e distancimit

07:51, 23/05/2020
A+ Aa A-

Berlin - Një kishë në Berlin po pret besimtarët myslimanë të cilët nuk janë në gjendje të futen në xhaminë e tyre për lutjet e së pPremtes për shkak të udhëzimeve për distancimin social.

Xhamia Dar Assalam në qarkun Neukölln normalisht mirëpret qindra muslimanë në shërbimet e së premtes. Por aktualisht mund të strehojë vetëm 50 persona në një kohë  kufizimesh prej koronavirusit në Gjermani.

Gjatë muajit të agjërimit të shenjtë të Ramazanit, kisha luteriane aty pranë afroi ndihmë, duke i mirëpritur faljet myslimane në arabisht dhe gjermanisht.

"Eshtë një shenjë e shkëlqyer dhe sjell gëzim në Ramazan në mes të kësaj krize," tha Mohamed Taha Sabry, imami i xhamisë, i cili udhëhoqi xhematin e tij në lutje duke parë përtej një dritarere me xham të pikturuar që përshkruan Virgjëreshën Mari.

“Kjo pandemi na ka bërë një bashkësi. Krizat bëjnë që njerëzit të bashkohen. ”

Vendet e lutjeve u rihapën në Gjermani në 4 maj pasi u mbyllën me javë të tëra pas kufizimeve, por besimtarët duhet të ruajnë një distancë minimale nga njëri-tjetri prej 1.5 metrash.

Kisha, një ndërtesë neo-rilindase me tulla të kuqe në qarkun Kreuzberg të Berlinit ofronte një kontrast ë mprehtë me qendrën kulturore në Neukoelln, ku xhemati musliman është mësuar të mblidhet.

"Ishte një ndjenjë e çuditshme për shkak të instrumenteve muzikore, fotografive," tha adhuruesi Samer Hamdoun. "Por kur e shikoni, i harroni detajet e vogla, pasi kjo është në fund të fundit, Shtëpia e Zotit..."

Pastorja e kishës, Monika Matthias, tha që ajo ishte ndjerë e prekur nga falja e besimtarëve myslimanë.

"Kam marrë pjesë në  falje," tha ajo. “Kam mbajtur një fjalim në gjermanisht. Dhe gjatë lutjes, unë mund të thosha vetëm po, po, po, sepse kemi të njëjtat shqetësime dhe duam të mësojmë nga ju. Dhe është bukur të ndjehemi në atë mënyrë për njëri-tjetrin." 

Në foto shihen besimtarët myslimanët tek falen brenda kishës ungjillore të famullisë së Shën Martës, të premten, pasi xhamia e komunitetit nuk mund të përshtatet për të gjithë për shkak të rregullave të distancimit shoqëror, në kushtet e pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Berlin. Fotoja mban datën 22 maj , 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco