COVID-19 pushton Brazilin, nbi 20 000 vdekje, vendi i tretë në botë më i prekur

COVID-19 pushton Brazilin, nbi 20 000 vdekje, vendi i tretë në botë më i prekur

08:10, 22/05/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Brazil i tejkaloi 20,000 të enjten, pas një numri rekord të vdekjeve në një periudhë 24-orëshe, tha ministria e shëndetësisë.

Vendi është epiqendra e shpërthimit të virusit në Amerikën Latine, dhe numri më i lartë një ditor prej 1.188 vdekjesh e çoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 20.047.

Tani Brazili ka regjistruar më shumë se 310,000 raste të prekura, me ekspertë që thonë se mungesa e testimit do të thotë se shifrat e vërteta janë ndoshta shumë më të larta.

Me kurbën e infeksioneve dhe vdekjeve në rritje, vendi me 210 milion renditet i treti në botë për sa i përket rasteve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Me gjithë përhapjen shqetësuese të sëmundjes, Presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro të enjten vazhdoi thirrjet e tij për heqjen e masave të bllokimit për të ringjallur ekonominë.

Por pothuajse të gjitha 27 shtetet e vendit janë nën njëfarë mënyrë bllokimi, megjithëse brazilianët janë duke u lodhur nga kufizimet në fuqi që nga fundi i marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco