Të paktën 15 të infektuar me koronavirus/ Respektuan ritualin e larjes së trupit të viktimës

Të paktën 15 të infektuar me koronavirus/ Respektuan ritualin e larjes së trupit të viktimës

20:53, 21/05/2020
A+ Aa A-

Pasi refuzuan këshillat për të hequr dorë nga rituali i pastrimit të trupit të të vdekurit në Indonezi, të paktën 15 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Pas kësaj, të afërmit morën pjesë në funeralin e të afërmit të vdekur nga Covid-19 një javë më herët.

Kreu i rajonit Sidoarjo, Nur Ahmad Syaifudin, tha se trupi i pacientit ishte mbështjellë me plastikë dhe vendosur në arkivol të drunjtë, para se t’i dorëzohej të afërmve.

“Të afërmit dhe fqinjët e të ndjerit kishin hapur plastikën dhe kishin bërë pastrimin e trupit. Kjo ishte e pakujdesshme”.

Incidenti bëri që autoritetet e rajonit të nisnin gjurmimin e kontakteve në fshat, kur dhe zbuluan 15 të infektuar me Covid-19.

Syaifudin, tha se Sidoarjo ka pasur rreth 40 raste të reja në ditë prandaj janë ndaluar lutjet masive në xhami dhe janë urdhëruar varrosjet e shpejta të të vdekurve nga shkaqe natyrale, përkundër traditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco