Ulet bilanci i viktimave në Itali/ Konfirmohen 156 viktima në 24 orë nga virusi

Ulet bilanci i viktimave në Itali/ Konfirmohen 156 viktima në 24 orë nga virusi

18:09, 21/05/2020
A+ Aa A-

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së Coronavirusit, të paktën 228,006 persona janë prekur me virusin Sars-CoV-2, ku në 24 orët e fundit janë konfirmur 642 infeksione.

Deri tani, 32.486 persona vdiqën, ku 156 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit.

Gjithashtu 134.560 persona janë shëruar, ku 2,278 pacientë kanë lënë spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Në spital janë 9.269 pacientë të shtruar me simptoma, nga të cilat 640 janë në kujdes intensiv.

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco