Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rusia renditet e dyta pas SHBA për numrin më të lartë të infeksioneve me koronavirus

Rusia renditet e dyta pas SHBA për numrin më të lartë të infeksioneve me koronavirus

16:59, 21/05/2020
A+ Aa A-

Rusia ka konfirmuar 317 mijë të infektuar me koronavirus dhe 3099 persona të vdekur.

Pas SHBA, në një mënyrë krejt të papritur, Rusia është bërë vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Deri tani, Rusia ka konfirmuar 317 554 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa të vdekur 3099 individë.

Në Rusi, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 127 persona nga virusi.

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në shtetin rus ka shkuar në 8849 njerëz.

Ndërsa, në të gjithë botën, numri i të infektuarve me koronavirus deri tashmë ka shkuar në 5 124 996 persona.

Numri i të vdekurve në total nga koronavirusi në të gjithë globin ka shkuar në 330 840 individë.

Kurse, numri i të shëruarve tashmë nga Covid-19 në botë ka shkuar në 2 043 139 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco