Trump i përgjigjet ‘flakë për flakë’ fushatës masive të dezinformimit të Kinës për koronavirusin

Trump i përgjigjet ‘flakë për flakë’ fushatës masive të dezinformimit të Kinës për koronavirusin

16:39, 21/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Trump, lëshoi një seri cicërimash përgënjeshtruese mbrëmjen e së mërkurës në Twitter, në përgjigje të asaj që ai e quajti një "fushatë masive dezinformimi" të nisur nga qeveria kineze në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

Trump tha se Pekini ishte "i dëshpëruar që Joe Biden i përgjumur, të mund të fitojë garën presidenciale në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të shqyejnë Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kanë bërë për dekada, deri sa erdha un!", raporton FoxNews.  

Presidenti akuzoi gjithashtu dy zëdhënës të lartë kinezë se po përpiqeshin të "devijojnë dhimbjen dhe masakrën që vendi i tyre përhapi në të gjithë botën".

Përveç kësaj, Trump dukej se drejtonte fajin drejt Presidentit të Kinës Xi Jinping, megjithëse ai nuk e përmendi Xi me emër.

"E gjitha vjen nga lart," shkroi Trump. "Ata mund ta kishin ndaluar lehtësisht murtajën, por jo!"

Trump dhe administrata e tij kanë fajësuar qeverinë kineze për pandeminë. Ata akuzojnë zyrtarët kinezë për nënvlerësimin e shkallës së shpërthimit në Wuhan dhe sigurimin e të dhënave të gabuara për Organizatën Botërore të Shëndetit - duke rezultuar që kombet në të gjithë botën, përfshirë SHBA-të, ishin të pa përgatitur për ndikimin aktual të virusit, pasi kalonte kufijtë e tyre.

Trump dhe kritikë të tjerë kanë akuzuar gjithashtu OBSH-në se po i bën jehonë propagandës kineze në lidhje me virusin, në vend që të veprojnë si kujdestarë të paanshëm dhe vigjilentë të shëndetit global.

Tweet-et në mbrëmje të Presidentit pasuan një seri postimesh më herët të mërkurën nga Lijian Zhao dhe Hua Chunying, dy zëdhënës të ministrisë së jashtme kineze.

Në një mesazh, Zhao shpërtheu kërcënimin e Trumpit për t'i dhënë fund të gjitha fondeve amerikane për OBSH.

"Sa i përket letrës së Presidentit Trump drejtuar [Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH] Dr. Tedros, ne mendojmë se SH.B.A. duhet të përqëndrohet në luftën ndaj # COVID19," shkroi Zhao, "në vend që t'i jepte një ultimatum organizatës që udhëheq reagimin global të epidemisë."

Në një mesazh të dytë, Zhao shtoi se "disa vende perëndimore", "politizuan mbi origjinën e virusit".

"Disa vende perëndimore kërkojnë përparësi për gjurmimin e origjinës së virusit, por shumica e vendeve besojnë se kontrolli i # COVID19 është nevoja aktuale," shkroi Zhao. "Politizimi i origjinës së virusit nuk ka audiencë."

Përtej dy cicërimave të mëparshme, Hua vuri në dyshim versionin e SHBA të ngjarjeve që lidhen me shpërthimin e koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco